Drita Fejza: Zemra e lënduar

Shkroi “stres” në rërë,
I kërkoi valëve të detit
Ta përpinin brengën në thellësi.
Deti, si gjithmonë bujar, dëgjoi
Dhe fjalën e shkruar e mori në gji.

Mori S-në, që thotë “s’je vetëm”,
Pastaj T-në, që nënkupton “ti duhet ta dish”,
R-në, për “respektin ndaj vetes”,
Dhe përfundoi me S-në, për “sekretet e jetës”.

Zemra e lodhur vështroi nga pas
Dhe pa fjalën të zhdukej në valë.
Fshiu lotët dhe tha me qetësi:
“Shijo çastin,
Jeta është një dhuratë,
Jetoje me dashuri.”

ObserverKult


Lexo edhe:

DRITA FEJZA: KUR DASHURON GJITHË QENIEN TËNDE IA FAL DASHURISË