Dritëro Agolli: Ankime

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Ankime nga miqtë, ankime nga rruga,
Ankime nga gruaja ime.
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime…

Ankime në letër, ankime në gjellë
Ankime në lopët në fushë.
U çmenda! Do të iki të fshihem në shpellë,
Të fle pa ankime me një ujk a arushë…

ObserverKult

Lexo edhe:

LETËR DASHURIE E DRITËROIT PËR SADIJEN: TANI DO TË PAJTOHEMI, SE TËRË KËTË JAVË JEMI GRINDUR

Një dashuri e dokumentuar po me kujdesin që kishin për njëri-tjetrin. Dritëroi dhe Sadija e tij, shkëmbenin letra të shpeshta, në pritje për t’u bashkuar në të njëjtën çati. Janë fjalë shumë të sinqerta dhe shprehen, herë me drojë e herë, me guximin nga malli për njeriun që do të doje ta kishe pranë, përballë, teksa mendimet shkojnë veç aty.

Në vazhdim mund ta lexoni një letër që Dritëro Agolli ia dërgoi Sadijes:

(17.X.1964)

E dashur Sadije,

E kështu, tani do të pajtohemi, se tërë këtë javë jemi grindur. Edhe unë nuk jam sjellë mirë. Për atë që më thua ti në letrën tënde të rreptë se gjoja unë gabohem po të mendoj që nuk ka njerëz të mirë nga punëtorët, është një paralajmërim krejt i kotë.

Unë kurrë nuk mund të mendoj një gjë të tillë, po gjithëmonë pikërisht punëtorët më janë dukur më të mirë edhe nga vetja ime. Në përgjithësi unë për njerëzit kam mendim të mirë. Unë kur u njoha me ty nuk të thashë që më merr mua, se jam më i miri dhe të tjerë s’ka të mirë. Kjo duhet të të bënte ty jo të më duanje, por të më neveritnje.

Pastaj në dashuri nuk ka kontratë: në qoftë se unë t’u bëra i mërzitshëm dhe i lik, ti mund t’më thuash lamtumirë. Sikur të mendonja se tani Sadija iku nga unë e mbaroi puna e saj, s’ka njerëz të tjerë të mirë, do të isha jo vetëm budalla, por edhe qen bir qeni.

Letrën e plotë e gjeni KETU