Poezi nga Dritëro Agolli: Dhimbje për hirin e të dashurve në varre

adhuroj gratë poezi nga dritero agolli observerkult

Është natë dhe dhoma u fundos në errësirë,
E vetmja dritëz u venit dhe u shua;
Tani për asgjë s’kam dëshirë,
U drodh çka ishte e shenjtë për mua.

Veçse ka mbetur si mall e kujtim i hershëm
Dhimbja për hirin e të dashurve në varret,
Ndaj në gërmadhat e shpirtit tim të djeshëm
Ende digjen e tymojnë zjarret…

ObserverKult


Lexo edhe:

Ç’MENDONTE DRITËRO AGOLLI PËR NJË NGA KOMPOZITORËT MË TË NJOHUR SHQIPTARË?

“O njerëz, përse nuk punojmë, përse nuk japim vepra, se ato do të na vlerësojnë me gjakftohtësinë e viteve, kur kockat do të na jenë tretur e bashkuar me dheun e kuq të Tiranës!”.

Kështu mendonte Dritëro Agolli, teksa shihte pikat e shiut që u binin xhamave dhe në mendje i vinte muzika e Nikolla Zoraqit – sa “kërkues i pamëshirshëm”, aq edhe i urtë, një aristokrat i heshtur.

Ndër kujtimet që herë pas here publikon Elona, e bija e shkrimtarit Dritëro Agolli, ishte edhe ky shënim dedikuar kompozitorit Nikolla Zoraqi, në shtëpinë e të cilit ai shkonte shpesh me Sadijen për të biseduar mbi gjithçka, teksa gjerbnin një gotë raki apo përpara një pjate me trahana.

Kujtime që ia sillnin në mendje pikat e shiut dhe muzika e operës “Trovatre”, që luhej në mbrëmjen kur mbylli sytë Nikolla Zoraqi, mes shumë shqetësimesh dhe mbylljes në vetvete. Ç’mendonte Dritëro Agolli për një nga kompozitorët më të ndjerë shqiptarë?

Unë kam punuar bashkë me Nikollën për libretin e operës “Komisari” dhe libretin e baletit “Shota dhe Azem Galica”. Kam hequr të zitë e ullirit! Ishte kërkues i pamëshirshëm: “Kjo më duket e pjekur, kjo e papjekur”. Ecnim natën në bregdetin e Ujit të Ftohtë të Vlorës. Kur punonim bashkë, shikonte valët e detit, heshtte për një çast dhe thoshte: “Sa bukur e bën artin ky deti”!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult