Dritëro Agolli: Edhe unë u dashurova…

"Poçari" poshtër agolli

Poezi nga Dritëro Agolli

Hëna brirët lan në lumë, uji yllin e spërkat,
Unë sillem nëpër shelgje sonte natën fillikat.

Bulku fshehur pas një drize lumit iso po i mban,
Natë e viseve të mia mbushur plot me jargavan.

Si një rrahje flete molle një të puthur afër ndiej,
Sonte njerëz dashurohen tek ky mal nën këta qiej.

Edhe unë u dashurova dhe me jetën pata fat,
Ndofta edhe puthjen time e dëgjoi një fillikat.

Ndofta ndezi një cigare pranë shelgut tek ky vend,
Ndofta buzët i lëvizi dhe diç solli nëpër mend.

Ndofta, ndofta! …Lumi derdhet , flladi thinjat m’i shpërndan,
Natë e viseve të mia rreh në xham me jargavan.

*Titulli i origjinalit: “Malli”

ObserverKult


Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI SIÇ NUK E KENI PARË KURRË (FOTO)

Në këtë album fotografik, me foto që janë shumica “të panjohura” më parë, keni mundësi të bëni një “ekskursion” në jetën e gjatë dhe plot kuptim të shkrimtarit të madh, Dritëro Agollit.

Nuk do kishte ciceron më të mirë për këtë jetë, sesa fotot e tij të pabotuara si nxënës në gjimnazin « Asim Zeneli » të Gjirokastrës, në Universitetin e Shën Petërburgut, mes fshatarëve në një gomar apo kalë, me shkrimtarët me të cilët ndau karrierën, por dhe debatet njerëzore dhe profesionale, me politikanë të regjimit, por dhe të kohës së sotme… transmeton ‘konica.al’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


KUR DRITËRO AGOLLI I RRËFEHEJ ALI PODRIMJES PËR RAPORTIN ME ISMAIL KADARENË

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, risolli kohë më parë një dialog mes të atit dhe Ali Podrimjes, për raportin me Ismail Kadarenë.

Dialogu Agolli-Podrimja


Podrimja: Në të njëjtën ndërtesë jetoni me Kadarenë, po udhët tuaja kanë kahje të ndryshme. Me siguri miqësinë nuk e keni lënduar?

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult