Dritëro Agolli: “Është e jona kjo natë, zoti e bëftë të gjatë”

Ti do vish përhumbur në varrezë, Në Tiranë a në një fshat Devolli, Dhe do prekësh pllakën e mermertë Plot me shkronja “Dritëro Agolli”.

Nga Dritëro Agolli

-“Po pse të dua, pa vij “,- tha ai dhe e puthi në sytë, në mjekër, në qafë, në gjoksin e bardhë dhe në portokajtë e gjoksit.

-“Më duket sikur nuk do të kthehet kjo mbrëmje!”- tha ajo e përvëluar si pas etheve. Tahir Grebeneja qeshi:-“ E di se ç’thotë Çajupi ? Kam lexuar një libër, që e kam gjetur në Korçë në librarinë “Pepo”.

-“ E ç’thotë?” -pyeti ajo .

Është e jona këjo natë,
Zoti e bëftë të gjatë!

Dhe ata qeshën të shtrirë në dyshekun me lesh dy pëllëmbë të lartë.”

*Nga “ Nipi plëngprishës”, tregime nga Dritëro Agolli

ObserverKult


Lexo edhe

KUR DRITËRO AGOLLI I RRËFEHEJ ALI PODRIMJES PËR RAPORTIN ME ISMAIL KADARENË

Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, risolli kohë më parë një dialog mes të atit dhe Ali Podrimjes, për raportin me Ismail Kadarenë.

Dialogu Agolli-Podrimja
Podrimja: Në të njëjtën ndërtesë jetoni me Kadarenë, po udhët tuaja kanë kahje të ndryshme. Me siguri miqësinë nuk e keni lënduar?
Dritëro: Nuk jemi edhe aq të ndryshëm në pikëpamje me Ismail Kadarenë. Ne i kemi patur të afërta mendimet për letërsinë dhe artin, madje edhe për shoqërinë. Në jetën tonë asnjëherë nuk jemi zënë dhe nuk i kemi mbajtur mëri shoku-shokut. Në rrethana të vështira, jo për fajin tonë, kemi patur edhe ndonjë fërkim. Por e kemi kuptuar fare mirë njëri- tjetrin. Kokë më kokë kemi diskutuar gjëra që në atë kohë të fusnin drithmën. Ndryshimi mes nesh është se ai nuk jeton si unë në Shqipëri. Dhe mund të ketë ndonjë mendim të kundërt nga unë për ecurinë e proceseve shoqërore. Këtu qëndron edhe bukuria e shoqërisë pluraliste. Le të ketë mendime të ndryshme. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult