Dritëro Agolli: I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva!

adhuroj gratë poezi nga dritero agolli observerkult

I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva,
S’ia zgjata dorën askujt dhe veten e mbajta.
Ç’u bënë vajzat më të bukura, Drita, Maria dhe Eva?
Atyre dorën me gaz mund t’ua mbaja.

Po të gjitha ato u plakën si unë
Dhe bukurinë e dikurshme s’e kanë,
Megjithatë drejt tyre synoj nganjëherë më shumë
Sesa drejt guhakerve me qyrk e famë.

I humba të gjitha, më mbetën vetëm kujtimet dhe kockat,
Më mbeti lëkura dhe bebja e syrit tok me shkëndijat.
Tani përballë shtëpisë sime këndojne bretkosat,
Gëzohem se janë të gjitha të mijat.

ObserverKult

—————————–

Lexoni edhe :

SI LINDI ESTETIKA MODERNE?, NGA TZVETAN TODOROV

Lindja e estetikës moderne

Nga Tzvetan Todorov

Teza sipas të cilës letërsia nuk hyn në lidhje kuptimplotë me botën dhe si rrjedhim vlerësimit të saj nuk i mbetet të ketë kujdes se për çfarë na flet, nuk është as një shpikje e profesorëve të letërsisë të ditëve të sotme, as një kontribut origjinal i strukturalistëve. Kjo tezë ka një histori të gjatë dhe komplekse, paralelisht me ardhjen në pushtet të modernitetit. Për ta kuptuar më mirë dhe për të arritur që ta shohim edhe nga jashtë, do të doja të përmendja këtu shkurtimisht  etapat kryesore.

Sa për fillim, duhet thënë se për atë që quhet me të drejtë teoria klasike e poezisë, marrëdhënia me botën e jashtme është pohuar në masë të madhe.

Disa formula të të Vjetërve, që e sqarojnë këtë ide, do të mbahen  dhe do të përsëriten me veleritje, edhe pse e kemi humbur kuptimin që autorët e tyre e vendosnin aty. Kështu sipas Aristotelit, poezia është një imitim i natyrës, dhe se, sipas Horacit, detyra e saj është që të pëlqehet dhe të japë mësim. Marrëdhënia me botën gjendet pra si në anën e autorit, i cili duhet të njohë realitetet e botës për të mundur që t’i “imitojë” ato, ashtu edhe në anën e lexuesve dhe të auditorëve, që do të munden, sigurisht, të gjejnë kënaqësi aty, por prej nga edhe nxjerrin mësime të zbatueshme për pjesën tjetër të jetës së tyre.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU