Dritëro Agolli: Ju desha qetësisht e pa shpresuar…

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Sipas A.Pushkinit

Ju desha dhe akoma dashurinë
Në vatër s’e ka shuar shpirti im,
Po s’dua t’ju lëndoj, t’ju marr qetësinë,
Po s’dua t’ju mbush zemrën me trishtim.

Ju desha qetësisht e pa shpresuar,
Ku plot me druajtje, ku plot xhelozi,
Sa dhëntë zoti, qofshi dashuruar
Nga ndonjë tjetër kaq me çiltërsi.