Kaluan vitet, – ke qëndruar
E brishtë, e ashpër dhe peri,
Veç flokët krejt të qenkan shtruar
Dhe thinjët ndritën pakëz gri.
Kurse mbi librat unë i kërrusur,
një plak i gjatë e thatanik,
Me një mendim pak të përhumbur
Ta shoh fytyrën si mistik.
Hej, s’na ndryshoi as kohë e gjatë,
Po marrim frymë e kemi shpirt,
I mbrojtëm vitet e begatë
Tek i kujtuam bashkërisht.
Dhe hiri i tyre – urnë e ndritur,
Dhe shpirti ynë – ylber në terr…
Të vjen vërtet për t’u mahnitur,
Kur tek e djeshmja frymë merr.
ObserverKult
——–
Lexo edhe