Dritëro Agolli: Kujdes me fjalën!

E, kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: "Ti çele herët, moj bajame!"

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç’është e di…
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

ObserverKult

——————

Lexo edhe:

Dëshmia e rrallë e Dritëro Agollit: Si më vëzhgonin njerëzit e Sigurimit

kujdes me fjalen poezi nga agolli

Publikohet një histori e rrallë të shkrimtarit të njohur, Dritëro Agolli, i konsideruar si “Patriarku i letrave shqipe”, i cili në vitin 1956 kur ishte gazetar i ri në “Zëri i Popullit”, shkoi me shërbim në rrethin e Pukës dhe qëndroi në Fushë-Arrëz tek miku i tij, mjeku i ri, Alfred Serreqi dhe bashkë me të udhëtuan për në fshatin Kryezi, ku jetonte familja e madhe dhe patriarkale e Mark Dodë Alisë.

Dëshminë e rralla të Agollit lidhur me këtë vizitë në një shtëpi fshatare mjaft të njohur, ku njëri nga djemtë e kësaj shtëpie kishte bërë një hidrocentral të vogël që ndriçonte të gjitha dhomat, gjë e cila e grishi Dritëroin që kur erdhi në Tiranë, shkroi dhe botoi në “Zëri i Popullit”, reportazhin me titull:

“Në kërkim të një ëndrre dhe një dinamoje”, shkrim i cili do t’i sillte shumë telashe dhe peripecira më pas.

Si e thirrën Agollin në Komitetin Qëndror ku e kritikuan rëndë duke e akuzuar se kishte bërë pjesë të reportazhit të tij, mjekun Serreqi, i cili i kishte të gjithë njerëzit e familjes së tij në burgje, internime, apo dhe të pushkatuar si “armiq të popullit”, dhe atë natë që ata kishin qenë tek shtëpia e Mark Dodë Alisë, një kat më lart kishte pasur diversantë.

Ndër shokët e miqtë e shumë që kishte në të gjithë vëndet ku shkonte shpesh me shërbime si gazetar, ishte dhe një mjek i ri me origjinë nga Shkodra, i cili shërbente në spitalin e vogël të qytezës së minatorëve e sharrëtarëve të Fushë-Arrëzit në rrethin e Pukës. Edhe pse mjeku i ri ishte pinjoll i një familje katolike shumë të njohur në regjimet e kaluara, ku pjesa më e madhe e të afërmëve të tij, duke filluar nga babai, (ish-ministër i Zogut) vuanin dënimet e gjata në burgjet politike, apo ishin pushkatuar si “armiq të popullit” që me ardhjen e komunistëve në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, gazetari i “Zëri i Popullit”, Dritëro Agolli, nuk donte t’ja dinte për këto.

Tekstin e plotë e gjeni KETU