Dritëro Agolli: Kur të jesh mërzitur shumë

Dritëro Agolli: Kur të jesh mërzitur shumë

Kur të jesh mërzitur shumë, poezi nga Dritëro Agolli

Këtu s’ do të jem, do jem larguar;
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë gjallë,
Dhe, kur në xham të fryjë erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje…

ObserverKult

Dëgjoje duke klikuar në link, të kënduar nga Ardit Gjebrea

ARDIT GJEBREA: KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË (TEKSTI DHE KËNGA)

kur të jesh mërzitur shumë

LEXO EDHE:

ENVER HOXHA SI SHOKU ZYLO? VAJZA E DRITËRO AGOLLIT ZBULOI SKICËN E TË ATIT (FOTO)

Janë të paktë ata që nuk e kanë lexuar, apo që nuk e dinë esencën e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Një roman satirik në kohën e diktaturës që përshkruan personazhin e Shokut Zylo si një nëpunës i sistemit komunist.

I shkruar nga Dritëro Agolli nën sistemin diktatorial të Enver Hoxhes, nëpërmjet shokut Zylo shpërfaqet një mediokritet i thellë në strukturat burokratike shtetërore. Në kohët më të mira të tij ai shkëlqen edhe pse shumicën e kohës jo me meritën e tij. Por kur atij i fillon rënia ai gradohet edhe më lart. Personazhi tjetër kryesor, që vihet edhe në rolin e rrëfimtarit në roman, është Demka. Një nëpunës i thjeshtë, i cili i bindet dhe e ndihmon Zylon për çdo gjë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult