Dritëro Agolli: Më prit se një ditë do të vij

libri

Poezi nga Dritëro Agolli

Më prit se një ditë do të vij
Në shkretëtirën tënde atje,
Do vij si një shi,
Veç pa gjëmim e rrufé.

Do vij dhe barin tënd do ta lag,
Barin e vyshkur në shpirt,
Po duhet ta dish që jam larg,
Ndaj pakëz më prit…

*Titullli i origjinalit: “Si shiu”

ObserverKult

nusja nga kosova dritëro agolli poezi observerkult

—————————

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: MBASE DO TË JETË HERA E FUNDIT…

Fjalë të përmallshme …Mbase hera e fundit …

Nga Dritëro Agolli

Në verë do të shkojmë në një hotel buzë liqenit. Atje do të ndjekim me sy pulëbardhat që shpërndahen e bashkohen mbi cipën e kaltërt, duke formuar një lule të bardhë të madhe që zhduket e shfaqet, që shpërbëhet dhe bëhet përsëri mes thirrjesh të sinqerta gëzimi.

Ne, dy pleq të ulur në ballkon, do t’i ndjekim me sy këto qenie të bardha duke psherëtirë. Pak kohë na ka mbetur ta soditim këtë mrekulli ! A mbase do të jetë hera e fundit ...

*Marrë nga profili i Elona Agollit në “Facebook”

ObserverKult