Dritëro Agolli: Mendoj për ty kur…

Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,
kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,
kur rri e shfleton një libër të vjetër,
kur flet e përhumbur
pa ditur as vetë se ç’thua.
Mendimet e tua të gjitha
Veç unë i marr vesh dhe as tjetër
me gjuhën e shpikur nga ti dhe nga unë.
Sa keq që në Zot s’kam besuar,
sikur të besoja, i lutesha
që ti të mos plakeshe.
Nesër pemët do gjelbërojnë,
të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit;
rreth nesh le të gumëzhijnë bletët
dhe qëngjat le të blegërijnë.
Ç’t’i bëjmë natës që vjen?
ç’t’i bëjmë mëngjesit,
kur në pasqyrë
i kuq çel trëndafili?

2007

*Titulli i origjinalit: “Për ty”