Dritëro Agolli: Është parë s’është parë, vunë ministër një gomar…

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Është parë s’është parë, vunë ministër një gomar.
Gjindja tha: Goxha ministër me samar e me kapistër!

Ç’iu qep mëzi, ç’iu qep kali…Eh, gomar, ç’të polli halli!
Dhe kërriçi pret një qoshe, tok me pelën kuqaloshe…

Por një cep kërkon dhe mushka, ndryshe zemërohet krushka
Në katund plasi debati: More, s’ngeli soj veshgjati!

Flet me plak i muhabetit: Le t’i rrojnë, me nder qytetit!
Se katundi pa gjë s’ngeli. Boll janë: lopa, qeni, gjeli…