Dritëro Agolli: Mos thuaj kurrë, o mik, se je i thjeshtë

Dritëro Agolli

Mos thuaj kurrë, o mik, se je i thjeshtë,
Përndryshe fyen veten dhe njerinë;
Njeriu nuk është i thjeshtë e lëmë i sheshtë,
Njeriu në ndërlikim ka bukurinë.

Njeriu në shekuj rrena ka dëgjuar:
“Të jesh i thjeshtë, i matur si të parët”!
Dhe ndofta pakëz vonë e ka mësuar:
Të thjeshtë e duan vetëm sundimtarët.

*Titulli i origjinalit: “Njeriu i thjeshtë”

LEXO EDHE: Dritëro Agolli: Nuk je kurrkund…