Ka gjëra që u hedh çarçafin harresa,
S’kujtohen dhe humbin si guri në gjol.
Kur shpija tim atë , kur vdiq, në varreza,
Pëllumbi një pendë e lëshoi në arkivol.
Me muaj me radhë më dilte kjo pendë
E bardhë në sytë e përhumbur të mi;
Kjo pendë pastaj m’u largua nga mendtë,
U plaka,- m’u shfaq përsëri…
*Titulli i origjinalit: “Një pendë pëllumbi”
ObserverKult
——————-
Lexo edhe:
VIZITA E FUNDIT E DRITËRO AGOLLIT NË DEVOLL
“Uroj që shqiptarët të duan njëri-tjetrin e mos jenë fanatikë të partive e të feve“.
– Nga vizita e Dritëro Agollit në Devoll, në takimin me Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit” në gusht të vitit 2006 –
Nga: Fuat Memelli
Në vitin 2004 një grup devollinjsh krijuan në Bilisht Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit”. Ishte kjo një ngjarje e veçantë për Devollin e më gjerë. Kur ende vazhdonte krijimi i partive të reja, krijuesit devollinj me në krye poetin Bashkim Gjoza por edhe krijues të tjerë si Thanas Jorgji, Bujar Braho, Skënder Demolli, Hajdër Lilo, Lefter Babi Viktor Hoxha dhe Valentin Dedgjonaj, krijuan këtë Klub duke i vënë emrin e birit të Devollit, poetit e shkrimtarit tonë të shquar, Dritëro Agolli.
Statutin e kishte hartuar shkrimtari i njohur Thanas Jorgji. Gjatë dy vjetëve të krijimit Klubi kishte zhvilluar një sërë veprimtarish si promovime librash të anëtarëve të tij, ndarje çmimesh vjetorë për veprat e autorëve, anëtarë të Klubit, pranime të anëtarëve të rinj, si dhe veprimtari letare-artistike në vigjilje të ditëlindjes së Poetit të shquar, etj.
Gjatë dy vjetëve ata e kishin ftuar Dritëroin për të bërë një takim me ta por poetit nuk i qe dhënë mundësia. Kjo mundësi u krijua në gusht të vitit 2006. Klubi do festonte dy vjetorin e krijimit të tij. Kryetari Bashkim Gjoza e ftoi Dritëroin për të marë pjesë në këtë ngjarje letrare – kulturore. Ato ditë Dritëroi me Sadijen ndodheshin me pushime në Pogradec dhe i premtuan se do mernin pjesë në atë kremtimin e atij përvjetori. Dhe e mbajtën fjalën…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU