Kishin ikur të gjithë e kishin lënë
Vetëm erën e djersës e bishtat e cigareve.
Hingëllinte kali në lëmë
Dhe u binte demi me brirë mullarëve.
Më kish lënë përgjithnjë e bukura!
E kuptova se s’duhej t’i bija pas atë natë,
E kuptova se s’donte nga unë të puthura,
E kuptova dhe kalin përkëdhela në qafë.
Erdhi demi e me gjuhën e trashë
Më lëpiu në faqe e në veshë.
U shtriva i lodhur në kashtë,
Nata binte erë grurë e pjeshkë.
1964