Dritëro Agolli: Njeriu në garë me gomarë

Dritëro Agolli

Në garë me gomarë, poezi nga Dritëro Agolli

Një ditëz të diel
Njeriu me gomarë
u futën në garë:

Gomari në diell
Filloi të pëllasë,
Njeriu të bërtasë.

Gjykonte juria:
Kush bënte më shumë
Potere dhe zhurmë.

Dhe tha Perëndia:
“Njeriu nga kjo garë
Fiton mbi gomarë.”

ObserverKult

Kliko edhe:

MISTERI I SHTËPISË SË “VARFËR” KU LINDI MBRETËRESHA ELIZABET