Dritëro Agolli: O popull, ç’të bëjnë!

libri dritëro agolli
Dritëro Agolli

Poezi nga Dritëro Agolli

O popull, ç’të bëjnë!
Të japin lodra të luash,
Të mbajnë me përralla,
Të flesh në shtrat sa të duash,
Pa zhurma e andralla,
Të quajnë të vogël,
Dhe thonë se ende s’di shumë,
Të japin në duar një lodër
Dhe thonë:

Pusho, mos bëj zhurmë!
Refren i përhershëm në kohët,
O popull, ç’të bëjnë!
Të thonë:
“Gërvish e fito” në letra!”
Dhe ti gërvish me thonjtë e paprerë
Nën mëngët e vjetra,
Dhe fati s’të vjen asnjëherë.

Të marrën përdore me lekë
T’i shohësh Miss-et,
Kur zhveshur kërcejnë,
Me brekë e pa brekë,
Në Skenë.
O popull, ç’të bëjnë!
Të japin lodra në duar
Me Tomin dhe Xherrin,
Të bëhesh fëmijë i duruar,
Mos njohësh telashin dhe sherrin.

*Titulli i origjinalit: “Gënjeshtrat”


Lexo edhe:

Ç’MENDONTE DRITËRO AGOLLI PËR NJË NGA KOMPOZITORËT MË TË NJOHUR SHQIPTARË?

“O njerëz, përse nuk punojmë, përse nuk japim vepra, se ato do të na vlerësojnë me gjakftohtësinë e viteve, kur kockat do të na jenë tretur e bashkuar me dheun e kuq të Tiranës!”.

Kështu mendonte Dritëro Agolli, teksa shihte pikat e shiut që u binin xhamave dhe në mendje i vinte muzika e Nikolla Zoraqit – sa “kërkues i pamëshirshëm”, aq edhe i urtë, një aristokrat i heshtur.

Ndër kujtimet që herë pas here publikon Elona, e bija e shkrimtarit Dritëro Agolli, ishte edhe ky shënim dedikuar kompozitorit Nikolla Zoraqi, në shtëpinë e të cilit ai shkonte shpesh me Sadijen për të biseduar mbi gjithçka, teksa gjerbnin një gotë raki apo përpara një pjate me trahana.

*Tekstin e plotë e gjeni KËTU