Dritëro Agolli: Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti!

libri dritëro agolli
Dritëro Agolli

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjdhura për dashurinë nga Dritëro Agolli:

– Dashuria nuk mësohet në kurse profesionale.

– Për mua gruaja është një krijesë me rroba të endura prej bari, uji dhe ere.

– Dashuria dhe arti nuk bëhen me urdhër, ashtu siç nuk bëhet me urdhër teshtima.

– Dashuria është e para laureshë, që këndon në mëngjesin e rinisë sonë.

– Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.

– Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.

– Ai që e ndjek dashurinë dhe nuk e pushton, nuk plaket .

– Dashuria e bën qiellin të vërtitet në kokë si portokall.

– Dashuria deri më sot nuk njeh plan që të plotësohet qind për qind.

– Burri është zbulues, gruaja mbrojtësja e zbulimeve.

– Dashurinë e zmadhon fisnikëria dhe e zvogëlon meskiniteti.

– Dashuria e parë është një provim për të hyrë në dashurinë e vërtetë.

Përgatiti: T.K/ ObserverKult

——————————————-

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: DHE SIKUR NË BOTË TI MOS ISHE…