Nuk je kurrkund. Kjo ditë e nxehtë e gjatë
Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund.
Vështroj në zheg në pluhurin e thatë,
Po ti nuk je kurrkund.
Dhe me gishtërinj mbuloj fytyrën time,
pastaj këmishën e rënduar shkund,
Nga pluhuri përdhe rrëzohen thërrime,
po ti nuk je kurrkund.
Jam gati të kërkoj çdo kokërr pluhuri
Dhe në kërkim si arkeolog të humb,
Veç të të gjej, e humbura qëkuri,
Po ti nuk je kurrkund.
ObserverKult
Lexo edhe: