Dritëro Agolli: Pse kaq më josh qyteti i Vlorës

adhuroj gratë poezi nga dritero agolli observerkult

Çudi, pse kaq më josh qyteti i Vlorës,
Me ndonjë labkë në bregdet s’kam fjetur,
Në fëmijëri s’jam fshehur mes vaporësh,
Me kapedanët në rini s’jam dehur.

Çudi, pse kaq më josh qyteti i Vlorës ,
Shëllirë e detit s’më ka rrjedhur zverkut
Dhe as kam pritur brigjeve shkëmborë
Të tretej nën fenerët dhjami i peshkut.

Çudi, pse kaq më josh qyteti i Vlorës,
Ullinj s’kam mbledhur kurrë nga kjo anë,
Veç më mësonte gjyshi im i gjorë
Në fshat një valle për Selam Musanë!

ObserverKult


gabimi S’ka heronj, heronjtë i përzumë, me lavdi përditë i nanuritëm, dhe me lajka dalëngadalë i vumë, një nga një në prehje dhe në gjumë.

Lexo edhe:

“SHQIPËRIA NUK BËHET PARAJSË PA KOSOVËN…”/ ÇFARË THOSHTE DRITËRO AGOLLI PËR BASHKIMIN E DY VENDEVE

” Shqipëria nuk bëhet parajsë pa Kosovën. Nuk ka parajsë të ndarë në dy pjesë”.
Shkrimtari dhe poeti i madh e kishte kuptuar kaherë se bashkimi do të ishte në të mirë të të gjithë shqiptarëve.

Do të ishte një bashkim shpirtëror, por edhe ekonomik dhe kulturor. “Sa më larg ta marrësh nusen, aq më të bukur dalin fëmijët”, thoshte me humorin e tij të hollë Dritëroi, teksa shtonte se “me njerëz të gjatë ka demokraci të bukur. Sot për sot demokracia është shkurtabiqe, pasi edhe Shqipëria është shkurtabiqe”.

Edhe pse nuk është më mes tonë, Dritëroi ka lënë pas aq shumë kujtime të vyera, saqë duket se ikja nuk ka ndodhur kurrë. Elona, e bija, me misionin për të mbajtur gjallë kujtimin e prindërve të saj, publikon herë pas here shkrime, poezi, letërkëmbime, aforizma. Mes tyre janë edhe mendime të Dritëro Agollit për marrëdhënien Shqipëri-Kosovë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult