Dritëro Agolli: Sa heshtnim dikur…

Sa heshtnim dikur me plot verbëri
Dhe duart i puthnim në gjunjë,
Aq shumë bërtasim tani
Dhe aq kafshojmë me zhurmë.
Nuk kemi as turp nga njeri
As ky,
As ai,
As ti
Dhe as unë,
Çudi!…

*Titulli i origjinalit: “Nga skaji në skaj”

ObserverKult


gabimi S’ka heronj, heronjtë i përzumë, me lavdi përditë i nanuritëm, dhe me lajka dalëngadalë i vumë, një nga një në prehje dhe në gjumë.

Lexo edhe:

“SHQIPËRIA PA KOSOVËN, NJË PARAJSË PËRGJYSMË”/ ÇFARË THOSHTE DRITËRO AGOLLI PËR BASHKIMIN E DY VENDEVE

Për Dritëro Agollin, Shqipëria pa Kosovën ishte si një parajsë përgjysmë. Shkrimtari dhe poeti i madh e kishte kuptuar kaherë se bashkimi do të ishte në të mirë të të gjithë shqiptarëve.

Do të ishte një bashkim shpirtëror, por edhe ekonomik dhe kulturor. “Sa më larg ta marrësh nusen, aq më të bukur dalin fëmijët”, thoshte me humorin e tij të hollë Dritëroi, teksa shtonte se “me njerëz të gjatë ka demokraci të bukur. Sot për sot demokracia është shkurtabiqe, pasi edhe Shqipëria është shkurtabiqe”.

Edhe pse nuk është më mes tonë, Dritëroi ka lënë pas aq shumë kujtime të vyera, saqë duket se ikja nuk ka ndodhur kurrë. 

Elona, e bija, me misionin për të mbajtur gjallë kujtimin e prindërve të saj, publikon herë pas here shkrime, poezi, letërkëmbime, aforizma. Mes tyre janë edhe mendime të Dritëro Agollit për marrëdhënien Shqipëri-Kosovë.

Në shkrimin “Lidhjet e mjera të shqiptarëve” të 13 shkurtit 1996, teksa sheh jo pa trishtim përpjekjet këndej dhe andej kufirit për të shkrire kufijtë, Dritëroi thotë me shpoti se ajo që dy vendet, andej e këndej kufirit po bëjnë në shërbim të lidhjes së tyre, është “zyrtarizëm koniunktural evropian”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult