Dritëro Agolli: Shqiptarët nuk i rrëzojnë udhëheqësit e tyre kur janë të gjallë, por kur janë të vdekur

Dritëro Agolli

Dritëro Agolli ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ai është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri i cili ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll dhe është ndarë nga jeta më 3 shkurt 2017

Për shumë kohë, Agolli ishte gazetar në të përditshmen “Zëri i popullit”, dhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë.

Ai la pas një krijimtari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.

Dritëroi u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij.

Në prozën e tij Dritëroi solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë disa thënie të zgjedhura nga Dritëro Agolli:

Nga Dritëro Agolli

-Parlamenti shqiptar është ping-pong fjalësh, ku shpërblehen njëlloj edhe ata që fitojnë, edhe ata që humbasin.

-Shqiptarët nuk i rrëzojnë udhëheqësit e tyre kur janë të gjallë, por kur janë të vdekur, të kthyer në monumente.

-Deputetët e një krahu nuk gëzohen me arritjet e krahut tjetër por me dështimet.

-Korrupsioni e dëshpëron popullin dhe e gëzon njërin krah të parlamentit.
Parlamentin pse nuk e quajmë pallavrament?!

-Në Shqipëri ka pesë stinë: Pranvera, Vera, Vjeshta, Dimri dhe Politika. Ndërsa katër të parat qëndrojnë nga tre muaj secila, stina e Politikës nuk lëviz për 12 muaj,

-U grindën tre analistë të pavarur, pasi ishin të varur nga tri parti.

(Shkëputur nga libri i Dritëro Agollit ‘Nulla Dies Sine Linea’-Aforizma)

Përgatiti: A. S.ObserverKult


mërzitur testamenti poezi nga dritero agollit

Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: EDHE DHËMBËT ZIHEN ME GJUHËN DHE BASHKË RRINË!

Thënie nga Dritëro Agolli:

-Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë.

-Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin.

-Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.

– Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit

-Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult