Dritëro Agolli: Sikur në botë ti mos ishe…

libri dritëro agolli
Dritëro Agolli

Dhe sikur në botë ti mos ishe,
Do jetoja si çdo gjë që jeton,
Veç pa ty kjo botë do lëvizte,
Siç lëviz pa ngrohje një vagon.

S’ma zëvendëson ti botën mua,
S’të zëvendëson as bota ty,
Po sa botën sigurisht të dua,
Kur jetojmë e vdesim tok të dy.

*Titulli i origjinalit: “Dhe sikur”


Lexo edhe:

DRITËRO AGOLLI: DHEMBJE TË NDJESH NJË SHARJE PAS SHPINE…

ObserverKult