Poezi nga Dritëro Agolli
Me gjëmim rrënojash ra tërmeti,
Po shtëpia ime ngritur mbeti.
S’u cënuan muret dhe çatia,
S’humbi as gjilpërën pasuria,
Veç fitova ankthin e një pritje
Për të tjera shkundje dhe tronditje.
18 maj 1997
ObserverKult
Lexo edhe:
“SHQIPËRIA PA KOSOVËN, NJË PARAJSË PËRGJYSMË”/ ÇFARË THOSHTE DRITËRO AGOLLI PËR BASHKIMIN E DY VENDEVE
Për Dritëro Agollin, Shqipëria pa Kosovën ishte si një parajsë përgjysmë. Shkrimtari dhe poeti i madh e kishte kuptuar kaherë se bashkimi do të ishte në të mirë të të gjithë shqiptarëve.
Do të ishte një bashkim shpirtëror, por edhe ekonomik dhe kulturor. “Sa më larg ta marrësh nusen, aq më të bukur dalin fëmijët”, thoshte me humorin e tij të hollë Dritëroi, teksa shtonte se “me njerëz të gjatë ka demokraci të bukur. Sot për sot demokracia është shkurtabiqe, pasi edhe Shqipëria është shkurtabiqe”.
Edhe pse nuk është më mes tonë, Dritëroi ka lënë pas aq shumë kujtime të vyera, saqë duket se ikja nuk ka ndodhur kurrë. Elona, e bija, me misionin për të mbajtur gjallë kujtimin e prindërve të saj, publikon herë pas here shkrime, poezi, letërkëmbime, aforizma. Mes tyre janë edhe mendime të Dritëro Agollit për marrëdhënien Shqipëri-Kosovë.
Në shkrimin “Lidhjet e mjera të shqiptarëve” të 13 shkurtit 1996, teksa sheh jo pa trishtim përpjekjet këndej dhe andej kufirit për të shkrire kufijtë, Dritëroi thotë me shpoti se ajo që dy vendet, andej e këndej kufirit po bëjnë në shërbim të lidhjes së tyre, është “zyrtarizëm koniunktural evropian”.
DRITËRO AGOLLI
Shqipëria nuk bëhet parajsë pa Kosovën. Nuk ka parajsë të ndarë në dy pjesë. As demokraci të plotë nuk ka.
Në tre milionë banorë bëhesh lehtë bajraktar dhe sundimtar feudal. Në shtatë milionë nuk bëhesh lehtë feudal sundimtar, pasi mendimi i përparuar është më i gjerë dhe më i madh. Pastaj janë pasuritë kombëtare të mëdha: minierat, bujqësia, industria. Po librat? Me një Shqipëri të plotë ke kulturë të plotë. Nuk ke frikë se nuk shiten librat. Shkrimtarët nuk do t’i nxjerrin librat duke paguar apo duke i sponsorizuar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
Observerkult