Dritëro Agolli: Vasha e ëndërruar

E, kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: "Ti çele herët, moj bajame!"


Vasha e ëndërruar, poezi nga të fillimet e Dritëro AGOLLIT

(Nga fletorka e rinisë)

Shtëpia jote thellë kopshtit futur
Si tempull ëndrrash hesht e mjegulluar
Dhe unë i dashuruar murit strukur
Vështroj ballkonin tënd me dritë shuar.

Pastaj me ankth nga kopshti të hedh gjethe
Si një kusar kaçubave i fshehur
Dhe pres një çast përhumbur si ndër ethe
Të nxjerrësh kryet mundësisht pa krehur.

Mbi tempull kaltëron kjo natë e vakët
Dhe yjet shushurijnë si burime…
Ah, shpresën sigurisht e kam të pakët
Të zbresësh e të bëhesh gruaja ime…

1961

ObserverKult


E, kur sytë të hapësh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: "Ti çele herët, moj bajame!"

Lexo edhe:

KUR DRITËRO AGOLLI TREGONTE SE “ÇFARË E BËNTE TË QESHTE MË SHUMË…”

E bija e Dritëro Agolli, Elona Agolli, na sjell vazhdimisht poezi, shkrime dhe pjesë të shkëputura nga intervista që poeti ynë i njohur i kishte dhënë për medie të ndryshme.

Në një nga postimet e saj në Facebook ajo na solli pyetjen që ishte bërë Dritëroit se “Ç’ju bën për të qeshur më shumë?” dhe përgjigjen e tij:

Postimi i plotë:

Pyetje-përgjigje nga Dritëro …

Pyetje: Ç’ju bën për të qeshur më shumë?

Dritëro: Në jetë më ka bërë për të qeshur vetëmburrja e njeriut. Aty njeriu më duket më qesharak se kurrë. Ky njeri, që nuk i njeh zotësitë e tij, por i bën gjëra të tijat ato që s’i ka, shfaqet grotesk e të shkrin gazit.

Në këtë pozitë i shoh shpesh edhe qeveritarët nëpër konferenca shtypi, edhe politikanët e sidomos deputetët, që përtypin çamçakëz duke lëvizur nofullat përmbi kollaret si gjuhë viçi. Për shembull, fushata elektorale më duket jo rrallë si sezon karnavalesh.

Gjatë tyre, njerëz krejt ordinerë, hipin nëpër podiume dhe, me gjuhë politikanësh ngrenë zërin: ”Unë do të bëj këtë dhe atë. Do t’ju sjell 11 lloje buke, do t’ua qëndis tavanet me abazhure me motive kombëtare…”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult