Dritëro Agolli: Zënka

U zumë të dy aq shumë të shtunën,
Të djelën menduam tek shoku-shoku të vijmë,
S’ka gjë për të qeshur,
Dhe dhëmbët zihen me gjuhën
Dhe bashkë mes zënkave rrinë,
Paçka se të heshtur.