Dua lekë, s’dua respekt!

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

Rrëfenjë

Nga Maxhun Osmanaj

Ndodhem në Tiranë më 21 qershor 2022, jo shumë larg Sheshit Skënderbe në një nga rrugët frekuentuese. Vapë e madhe mbretëronte.

Njerëzit iknin andej-këndej për punët e tyre. Edhe unë kam një punë, kërkoj një adresë. Pyes një mesoburrë për një autobus, që do të më shpiente te një adresë. Një mike krijuese kishte një përurim libri, kisha njè ftesè.

Zotëriu, në vend që të më tregonte autobusin, adresën që e kërkoja, i shqetësuar në bisedë, pa një kulturë, më afroi një celular të vjetër për shitje. U shtanga. Po ku më doli tani ky “tregtar” celularësh!

-Urdhëro 10.000 lekë!
-Më fal o mik, respekt, por s’kam nevojë për celular. Kërkoj një sqarim, kërkoj një ndihmë. E kam timin, ia ktheva përgjigjen.

Prapë insiston, shpraz rafal fjalësh; do të ma mbushë mendjen.
– Ja merre ma lirë!
Ma humbi kërkesën, orientimin, që doja informatë për adresë.

-Jo bre vëlla, s’dua celular, këmbëngula!
-Po, po, urdhëro! Edhe ma lirë e ke dhe zbiriti një çmim të ulët marramendës. Ma afroi, gati në dorë ma la.
-Jo bre, s’dua. Respekt, ia ktheva dhe u nisa të largohem nga ai, sepse biseda po shkonte në rrugë jo të duhur. Atëherë ai burrë, shpërtheu dhe m’u drejtua: “Dua lekë, s’dua respekt”! Dua lekë, lekë, përsëriti dy-tri herë me një ton shpërfillës.

Ika pa më zënë taksirati. Pak më larg më ndihmuan ca njerëz fisnikë, bujarë, sepse më panë të shqetësuar dhe më ndihmuan se ku doja të shkoja. Gjeta adresën, shkova në përurim, por i zhgënjyer.
Burri do lekë, s’do respekt! Tani më mundonte një sqarim: ku ta di si e ka gjendjen në shtëpi ai burrë?! Ai ia përcillte një mesazh kohës, shoqërisë, pushtetit

ObserverKult


Maxhun Osmanaj sot

Lexo edhe:

MAXHUN OSMANAJ: VETËM TI MË PRIT NË NISJE

Poezia “Sot” nga Maxhun Osmanaj


Sot të gjitha gëzimdhembjet i mora me vete
pikëtakimin e fshehtë e shënova diku
kam etje për fluturim…
dua ta puth
tërë kaltërsinë e qiellit
të bëhem vetëm zog
mos të ballafaqohem dhe kacafytem
me mëkatarët e kësaj toke
sepse mund të dënohem edhe unë
vetëm qielli i pafund
bashkë me universin dhe eklipsin e dëshirave
ndoshta më japin rritë-jetë
më thërrasin për një fluturim t’qetë
vetëm ti më prit në nisje
të hyj në gjirin tënd

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult