Dua të di: a do të qëndrosh dot me mua, në mes të zjarrit, pa i bërë bisht fare atij?

Foto ilustrim

DUA TË DI

Nga Oriah Mountain Dreamer

Nuk dua të di se kë njeh e as si ke mbërritur deri këtu. Dua të di: a do të qëndrosh dot me mua, në mes të zjarrit, pa i bërë bisht fare atij?
Nuk dua të di ku ke studiuar, si ke studiuar dhe me
kë ke studiuar. Dua të di: a do të qëndrosh dot në këmbë, kur gjithçka përreth mund të shembet?
Dua të di: a mund të ndjehesh mirë me vetveten dhe ç’vlerë ka për ty shoqëria me veten në çastet më të zbrazëta të jetës?

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult

===================

Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: KRISHTLINDJE NË NEW YORK

Nga Ismail Kadare

Stuhi dëbore në New York, avionët gjithë vonojnë.
Në qiejt lart diçka nuk shkon, dikush po mbyt dikë.
Janë ernat ndoshta që s’meren vesh, radarët janë nervozë.
Një puç qiellor ka ndodhur ndoshta e ne nuk dimë asgjë.

Ne si përherë asgjë nuk dimë, ndërkaq në aeroporte
Në salla pritjesh gratë nxjerrin pasqyrëzat me ngut.
Parfumi i vënë qysh në mëngjes në trup të tyre shqetësohet,
Errësimi i ëmbël mbi pubis besimin prore humb.

Shtjellë dëbore. Rrokaqiejt ngjasojnë si të dehur.
Do të besosh se e humbën peshën, si retë do ngrihen lart.
Ne si përherë asgjë s’kuptojmë, ne prapë drejt krimit rendim.
“Ah, ç’kohë e keqe!” përsërisim si papagaj të ngratë.,,

Poezinë e plotë e gjeni KËTU