“Dua të pikturoj buzëqeshjen”, ekspozita e re e Qazim Xhylanit

“Dua të pikturoj buzëqeshjen”, titullohet ekspozita personale e Qazim Xhylanit e cila u hap më 15 mars në Open Art Gallery.

“Piktura e Qazim Xhylanit, e prezantuar këtu në këtë ekspozitë, në gjithë tërësinë e saj, më se qarti do të perfshija ndërmjet ekspresionizmit abstrakt dhe informalizmit. Shprehja në mënyrë automatike nëpërmjet gjestit, tregon në vetvete një vlere autonome të shenjës, ku arrihen rezultate ekuilibri mjaft të ndjeshme në raport me planet dhe hapësirën.
 Me titullin e ekspozitës “Dua të pikturoj buzëqeshjen”, artisti nuk nënkupton përshkrimin direkt të saj, por kërkon të shpreh shqetësimin për ta ruajtur të freskët këtë buzëqeshje të lirë, që shkon kundër paragjykimeve të ngurta të kulturës që e rrethon. Penelatat e lëngshme dhe incisive krijojnë një valle të shenjave të forta dhe toneve të lehta, duke trasmetuar një kuptim levizjeje dhe energjie, që përshkon gjithë kompozimin. Përdorimi i guximshëm po kështu delikat i kontrasteve, i jep veprës një thellësi dhe një gjallëri të madhe. Piktori hyn në lojën e lirë, sintetizon nëpërmjet linjave të forta, të sigurta e dinamike dhe në të njëjten kohë pikturon atmosferën. Gjuha artistike e Qazos del lehtë në pah fale karakterit të tij, ku e brendshmja e tij pasqyrohet si një e vërtete origjinale në veprën e tij”, thotë piktori Edmon Dhrami.
Kurator i ekspozitës është Anton Krasniqi.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 25 mars.

ObserverKult