Dua të vi aty për të të parë me mall…

shpirt grua vuajtja du atë

Nga Mihallaq Qilleri

U bën dy shekuj që më nuk jemi parë, fatkeqësisht.
Koha ka ngrirë, dëbora e shpirtit trashë ka shtruar,
Rrugët e gjakut janë plasaritur përfundimisht,
Matanë kangjellave të ndjenjës gjithçka është mbuluar.

Në Lëndinën e Ankthit, përtej, një kafe, megjithatë,
Këndshëm pihet nën fëshfërima të zhurmshme fjalësh,
Nën ngrohtësinë kalorifike të shpërfilljes, si gjithnjë,
E peisazhi jashtë tret gjethe të kalbura banalësh.

E, çuditërisht, sepse më pëlqen të jem aty tek ty,
Të të them pa britma, qetë, thjesht, sa shumë të dua,
Më pëlqen të të prek tinëz vështrimin e etur,
Veç nuk e di, në do gjej aty ndopak shkëlqim për mua.

Shekujt që nuk jemi parë, varrosur po treten
Rrugët janë prerë nga akujt të rrezikshëm,
Por edhe nëse rrëzohem në udhëtimin tim të vetëm
ashtu, zemër e trupgërvishtur,
Dua të vi aty për të të parë me mall, ..njerëzishëm!

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

Mihallaq Qilleri: Më dhemb dhimbja jote…