Dubai prezanton bibliotekën gjigande (Video)

Me një kapacitet 54000 metra katrorë, biblioteka mund të presë 1000 vizitorë.

E ndërtuar në formën e një libri, biblioteka më e re e Dubait i jep publikut akses në qendrën më të madhe kulturore të këtij lloji në rajon.

Me raftet e saj të mëdha të librave, kjo bibliotekë prej 54000 metrash katrorë ka kapacitetin për të mirëpritur 1.000 vizitorë në të njëjtën kohë. Duke ofruar mbi 1 milion libra të printuar dhe dixhitalë dhe më shumë se 6 milionë artikuj shkencorë.

Nga kjo bibliotekë me siguri do të përfitojë çdo person që bën kërkime apo studion. Dhe ofron akses në informacione të reja. Kjo është një bibliotekë e mrekullueshme ,” thotë një vizitor i bibliotekës.

Ndërsa Mohammed al-Murr i cili është punonjës i kësaj biblioteke i përshkruan vlerat e saj.

“Biblioteka e Mohammed Bin Rashid është biblioteka më e re në botën arabe. Ne u siguruam që në fillim që ajo të ishte një bibliotekë moderne dhe një burim njohurish, jo një bibliotekë tradicionale.”- thotë ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në katin e shtatë të ndërtesës mund të gjenden “Thesaret e bibliotekës” një ekspozitë që shfaq një koleksion librash të rrallë dhe të vjetër. Pastaj atlase, dorëshkrime dhe dokumente, disa prej tyre që datojnë në shekullin e 13-të./tvklan.al


Lexo edhe:

NË BIBLIOTEKËN E FERIZAJT RUHET NJË NGA LIBRAT MË TË VJETËR

ObserverKult