Këto janë çmimet që u ndanë në takimet e kulturës “Kadri Kadriu” në Podujevë

Në përmbyllje të aktivitetit të Kulturës “Kadri Kadriu” në Podujevë u ndanë edhe çmimet nga konkursi letrar dhe çmimi “Afrim Maliqi”.

Vendi i parë i takoi Hamit Majkofcit me poezinë “Atdhe”, vendi i dytë; Naime Beqirajt me esenë për “Llapin e Ali Podrimës”, vendi i tretë; Vlora Konushevcit me poezinë “Në kohna si këto” dhe çmimin “Afrim Maliqi” e fitoi Jonida Sheholli, me poezinë “Ti humbe në këtë vjeshtë”.

Ndërsa çmimet inkurajuese shkuan për: Arbërie Ademi, Norë Canolli, Albiona Januzi, Ardit Sejdiu dhe Leonora Lokaj.

Në ndarjen e çmimeve të konkursit letrar morën pjesë kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj dhe artdashës nga vende të ndryshme.

Kryetari Bulliqi ndër të tjera u shpreh i lumtur me mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Ndryshe, ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

ObserverKult


Lexo edhe:

EDHE SIVJET NË PODUJEVË MBAHEN TAKIMET E KULTURËS “KADRI KADRIU”, EDICIONI I 41-TË

Komuna e Podujevës, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për takimet e Kulturës “Kadri Kadriu” 2023 e ka shpallur sot konkursin letrar për poezi, ese dhe tregim të shkurtër.

Kjo bëhet me dije përmes njoftimit të kësaj Komune, derisa ky është edicioni i 41-të i takimeve tradicionale që edhe këtë vit po mbahet në Podujevë.

Në këtë njoftim thuhet se inkurajohen krijuesit letrarë nga të gjitha trevat shqiptare që me poezitë, eset dhe tregimet e shkurtëra të bëhen pjesë e këtij takimi letrar.

Krejt kjo me qëllim të ruajtjes, kultivimit dhe zhvillimit të traditës kulturore.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 20 tetor.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


A. Pushkin: inezilda
Alexander Sergeyevich Pushkin

ALEKSANDËR PUSHKIN: AI ÇAST KUR TË PASHË TY…

Poezi nga Aleksandër Pushkin

I paharruar gjithmonë do të jetë,
Ai çast kur të pashë ty,
Siç e shpon zemrën një shigjetë,
ma dogje shpirtin, bukuri.

Mes vuajtjesh të mia pambarim,
Një nga një ditët më kalojnë kot,
zëri yt më shfaqet plot dëshpërim,
Të ëndërroj, por s’të shoh dot.

Vitet kalojnë si një furtunë
Ëndrrat me vriten, nuk kam më gjumë
Të harrova zërin si zog i malit
Fytyrën e bukur, dy sytë e ballit

Poezinë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult