Nina Simone ka qenë një këngëtare e famshme amerikane, e njohur kryesisht për muzikën jazz, por edhe për rrymat e tjera, si r&b, pop, blues etj. Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet e saj më të veçanta.
“Çdo gjë njerëzore mund të ndjehet përmes muzikës, gjë që do të thotë se nuk ka kufij mbi atë që mund të arrihet nëpërmjet muzikës. Mund ta përdorësh të njëjtën fjali prej një kënge në kuptime të ndryshme. Është e pafundme, është si Zoti”.
“Nuk ka justifikim për të rinjtë që nuk e dinë cilët janë dhe cilët kanë qenë heronjtë e kombit”.
“Duhet të mësosh të largohesh nga tryeza, ku nuk të shërbehet më dashuri”.
“Ajo që më mbante me shpresë, ishte besimi se gjërat do të ndryshonin dhe vazhdoja ta bindja veten për këtë gjë, derisa gjërat ndryshonin”.
“Nuk mundesh ta ndryshosh dot. Detyra e një artisti është të reflektojë ndryshimet e kohës”.
“Dua t’ju them se çfarë është liria, sipas meje: “Mungesë e frikës””, transmeton ‘bota.al’.
“Arti ka rregullat e veta. Një nga to, është t’i kushtosh më tepër vëmendje artit se gjithçkaje tjetër në botë, nëse dëshiron të jesh i vërtetë me veten. Nëse nuk e bën një gjë të tillë dhe e konsideron veten artist, atëherë arti do të të ndëshkojë”.
“Jeta është e shkurtër. Njerëzit nuk njihen kollaj. Nuk është e lehtë t’i njohësh mjaftueshëm, ndaj nëse nuk u thua atyre se si ndihesh, nuk ke për të arritur gjëkundi”.
“Muzika është një dhuratë, dhe një kufi që e kam pasur që kur kam kuptuar se kush isha”.
Lexo edhe:
JETËT TONA FILLOJNË TË PËRFUNDOJNË DITËN KUR HESHTIM PËR GJËRAT QË KANË RËNDËSI…
Ne do të kujtojmë jo fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult