Jetët tona fillojnë të përfundojnë ditën kur heshtim për gjërat që kanë rëndësi…

ObserverKult ua sjell disa thënie të Martin Luther King:

Ai ligj i vjetër për ‘një sy për një sy’ i lë të gjithë të verbër.

Kam vendosur të rri në dashuri. Urrejtja është një barrë shumë e madhe për të mbajtur.

Dashuria është forca e vetme e aftë për të shndërruar një armik në një mik.

Ne do të kujtojmë jo fjalët e armiqve tanë, por heshtjen e miqve tanë.

Ka edhe një arsye tjetër pse duhet t’i doni armiqtë tuaj, dhe kjo është sepse urrejtja shtrembëron personalitetin e urrejtësit.

Askush nuk e di pse janë gjallë derisa të dinë se për çfarë do të vdesin.

Koha është gjithmonë e duhur për të bërë atë që është e drejtë.

Jetët tona fillojnë të përfundojnë ditën kur heshtim për gjërat që kanë rëndësi.

ObserverKult

———————————————–

LEXO EDHE: “PO TË VJEN FUNDI!”: LETRA QË IU DËRGUA MARTIN LUTHER KING JR.

Nëntor, 1964

Në nëntor 1964, nga frika e lidhjeve të tij me Partinë Komuniste, përmes mikut dhe këshilltarit të tij politik, Stanley Levison, FBI i dërgoj këtë letër anonime Martin Luther King Jr, një letër shumë alarmuese në fakt, bashkë me një kasetë ku ishin regjistruar gjëra që supozoheshin të ishin frut i një projekti 9-mujor survejimi, të drejtuar nga agjenti i FBI, W. C. Sullivan.

King e pa këtë letër të fortë si një ftesë që të vriste veten, ashtu sikurse e konsideroi edhe një hetim zyrtar në vitin 1976, i quajtur Raporti i Komisionit të Përzgjedhur mbi Vrasjet, i Dhomës së Përfaqësuesve, i cili konkludoi se letra “linte të kuptohej qartë se vetëvrasja do të ishte një rugë e volitshme për Dr. King”...

“King,

Duke patur parasysh gradën tënde të ulët, nuk do të të nderoj as duke të quajtur Mr, as i nderuar, apo Dr. Dhe mbiemri yt të sjell në mendje vetëm ata lloj mbretërish, si Mbreti Henri VIII…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU