Ndonjëherë më duhet të pickoj veten, t’i vë duart nën ujë të nxehtë, vetëm për të kuptuar që jam këtu, se jam ende gjallë.
Kam kuptuar që ndonjëherë, kur duket se gjërat nuk mund të shkojnë më keq, është e rëndësishme të ulem dhe thjesht të kaloj ca kohë duke analizuar gjërat, problemet që na shqetësojnë, gjërat që na bëjnë ata që jemi.
Akti i thjeshtë i të ulurit dhe të menduarit: “Ok, çfarë është ajo që më bën personin që jam?” është thelbësor për të kuptuar me të vërtetë kush jemi dhe çfarë mund të ofrojmë.
Sigurohuni që të vini re gjërat me të vërtetë të rëndësishme, gjërat e çuditshme, gjërat e errëta dhe gjërat e zemrës.
Gjithmonë kam pasur nevojë të kujtohem t’ia kushtoj vetes këto momente herë pas here dhe sa herë që bëj, një ndjenjë shërimi më pushton, duhet pak, një kujtim i thjeshtë, i vogël, i ëmbël.
Unë arsyetoj me zemë dhe edhe ju gjithashtu duhet të bëni kështu. Kujtoni personin që keni qenë dikur, përpara se të bëhej situata shumë e dhimbshme për t’u duruar.
Mos harroni se kur bota bëhet e ashpër duhet të dilni në pah. Bëhuni të guximshëm …reagoni…
Shpresoj që zemra juaj të kuptojë se çfarë nderi është për të gjithë t’ju shikojnë teksa zbuloni veten. Ju jeni duke bërë mirë.
Ju jeni personi i preferuar i dikujt.
Dhe ju absolutisht duhet të tregoni pse bota ka nevojë për ju! / web
ObserverKult