Dumoshi: Vdekja e shkrimtarit të shquar Musa Ramadanit është pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën

Ministrja e Kulturës Vlora Dumoshi i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqëve , me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit e dramaturgu kosovar, Musa Ramadani,

E nderuara familje e Musa Ramadanit,

Të nderuar kolegë shkrimtarë,

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, shkrimtarit tonë të çmuar, Musa Ramadanit.

Vdekja e shkrimtarit të shquar Musa Ramadanit është pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën, është humbje për fjalën e bukur shqipe, për kolegët, shkrimtarët, dhe në përgjithësi për kulturën shqiptare.

Musa Ramadani ka qenë poet, prozator, eseist dhe përkthyes i brezit modern të Kosovës dhe si i tillë mbetet figurë shumë e rëndësishme e kulturës letrare shqiptare.

Veprimtaria e tij letrare mbetet trashëgimi e pasur e historisë së Kosovës, dhe si i tillë do të vlerësohet brez pas brezi.

Kosova do ta kujtojë me respekt dhe nderim veprën letrare të Ramadanit”, thuhet ne telegramin e ngushellimit.