Dy motrat dhe një histori prekëse që flet për karakterin dhe moralin shqiptar

Histori e trishtë e dy motrave shqiptare

Ilir Ikonomi

Këto dy motra të varfra kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë.

Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan. Kur ai iu tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.

Një histori që flet shumë për karakterin dhe moralin.

Fotoja është bërë më 1920 dhe është marrë nga Biblioteka e Kongresit, në Uashington.

ObserverKult

Lexo edhe:

DËSHMIA E VAJZËS SË ISH-SHEFIT TË POLICISË: SI MË MBAJTËN PENG KOMUNISTËT PËR 24 ORË NË BAZËN E TYRE, KU…

Lexo edhe:


LEPURI DHE BRESHKA, FABULA E EZOPIT QË NA MËSON TË KËMBËNGULIM

Fabulat shkaku i mençurisë dhe atij mesazhit frymëzues që bartin janë të lexueshme për të gjithë, por jo si mendohet në përgjithësi që janë tekste veç për fëmijë. Ezopi, mjeshtri i fabulës, nga bota antike ende na flet proverbialisht, duke mbetur pjesë e librave të letërsisë apo lektyrave edhe në ditët e sotme. Por, përtej saj, ai lexohet me ëndje e për qejfi edhe pa detyrim.

ObserverKult ju sjell për lexim njërën nga fabulat më të njohura të tij: Lepuri dhe breshka, ku këmbëngulja e besimi mundin arrogancën dhe fodullëkun. 

Një ditë një lepur krenar dhe i shpejtë pa se një breshkë po ecte përgjatë rrugës dhe iu afrua. Lepuri filloi të përqeshë ngadalësinë e kafshës tjetër dhe gjatësinë e këmbëve. Sidoqoftë, breshka u përgjigj se ishte e sigurt që pavarësisht shpejtësisë së madhe të lepurit ishte e aftë ta fitonte atë në një garë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU