A tregon një imazh viral dy plumba që janë “përplasur” gjatë Betejës së Galipolit ( Çanakalesë) ?
Imazhi që tregon dy plumba që goditën njëri-tjetrin, dukesupozuar se ka ndodhur gjatë asaj beteje, është bërë virale në gjithë botën tash e shumë vjet.
Së pari u shfaq në vitin 2015. Por në publikimin e parë thuhej:
“Këta dy plumba u përplasën në betejën e Galipoli në 1915, shanset që kjo të ndodhë janë 1 në miliard” .
Por komentet dominuese ishin: “Nuk janë dy, por tre plumba”.
Ndërkaq, ekspertët e balistikës që shqyrtuan imazhin nuk ishin të bindur se plumbat “përplaseshin”.
Beteja e Galipolit- Çanakalesë është ndër më të ashprat e Luftës së Parë Botërore. U zhvillua nga 25 prilli i vitit 1915 deri më 9 janar 1916. Në njërën anë Austro-Hungaria, Gjermani e Turqia (Boshti) kundër Britanisë së Madhe, Francës e Rusisë (Aleanca).
Në Betejën e Çanakalesë vdiqën mbi 280 mijë veta, ndër të cilët mbi 25 mijë shqiptarë. Galipoli (Çanakale) ishte varri më i madh i ushtarëve shqiptarë të rekrutuar më dhunë e mashtrime në Luftën e Parë Botërore.
U bënë mish për top – duke u vrarë nga i pari te i fundit.
/ObserverKult
Lexo edhe:
BETEJA E TORVIOLIT, BETEJA E PARË E SKËNDERBEUT KUNDËR USHTRISË OSMANE
Beteja e Torviolit u zhvillua më 29 qershor të vitit 1444 në Dibrën e Poshtme.
Ishte beteja e parë e ushtrisë shqiptare, të formuar pas Lidhjes të Lezhës, kundër ushtrisë osmane.
Ushtria shqiptare komandohej nga Skënderbeu, kurse ajo osmane nga Ali Pasha, gjeneral i njohur turk.
Skënderbeu fshehu në shpinë të armikut 3000 kalorës të komanduar nga Gjon Muzaka e Hamza Kastrioti, dhe la një rezervë të rëndësishme të komanduar nga Vrana Konti.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
LUFTA E TROJËS, CILAT JANË TË VËRTETAT…
Kishte të drejtë, Homeri? A e ka rrëfyer ai, atë që duhet? Këto pyetje, janë ngritur nga shumëkush në kohë të ndryshme dhe përgjigja, ende mbetet objekt debati… Por, tanimë mund të themi se shumë prej ngjarjeve që tregohen tek “Iliada”, si rrethimi dhe rënia e Trojës, janë pjellë fantazisë. Megjithatë, ka edhe diçka të vërtetë.
Përfundimi i një epoke
Për shembull, rënia e Trojës është ngjarje e vërtetë. Ajo u shënua në Epokën e Bronzit të Vonë (1300-1200 para erës sonë), kur sistemi politik dhe ai ekonomik në rajonin e Mesdheut po transformohej dhe tensionet, migrimet masive dhe luftrat e brendshme, sollën kalimin në Epokën e Hekurit.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
Lexo edhe: