Dylan Thomas: Mos ik qetë në këtë natë të mirë

Mos ik qetë
në këtë natë të mirë,
vitet e moshës
duhet të digjen dhe
përçarten në fund të ditës;

Zemërim, inat
kundër vdekjes së dritës.
Megjithëse njerëzit e mençur
në fundin e tyre
e dinë se errësira është e drejtë,
dhe se fjalët e tyre
nuk shprishën asnjë rrufe.

Mos shko qetë
në këtë natë të mirë,
Njerëz të mirë,
vala tuaj e fundit
nga përlotja kaq vezulluese.
Bëmat e tyre të brishta
mund të kenë vallzuar
në një gji të gjelbër,
Zemërim, inat
kundër vdekjes së dritës.

Burra të egër që
kapën diellin
dhe i kënduan
atij gjatë fluturimit,
Dhe vonë kuptuan,
shumë vonë,
se ata u ndëshkuan për atë,
Mos ik qetë
në këtë natë të mirë.

Burra madhështorë,
afër vdekjes,
që shohin me shikim verbues
Sytë e verbër mund të flakërojnë
si meteor,
Zemërim, inat
kundër vdekjes së dritës.

Dhe ti, babai im,
atje në lartësinë e trishtuar,
Mallkomë, më beko tani
me lotët e tu të ashpër,
të lutem!
Mos shko qetë
në këtë natë të mire,
Zemërim, inat
kundër vdekjes së dritës.

Përktheu: Çlirim Qormemeti