Valbonë Bajrami: Jam grue

Jam grue
e përplasun qoshesh për hir dashnie
e rritun shtigjesh pa e dijtë se ç’asht e mirë për mue.
Jam grue
palue kam eshnat e butë ngjitë për mishi të zi
mbledhë me helme që m’vajtën në kupë të kresë.
Jam grue
rropatun tregimeve lugatësh
që tjetër kush i thuri për mue.
Jam grue
çlirimit tem ia kam hak me ta thanë
ndigjo, si gruja grues të flas se,
Jam grue
në vendet ku unë lëngova
jetova, punova, rrita, sakrifikova për hir normash se
Jam grue
zbatue kam urdhnat e shkruem prej burrave
thurun aq ç’njerëzisht grrithave t’lëkurës tem.
Jam grue
s’e shoh dot nji tjetër viktimë
t’u thurë andrra me pikat e gjakut tem.
Jam grue
e rritun në moshë e plakun n’mendje
prej ngjarje jetë qe s’i kam kallxue.
Jam grue
s’mund të t’shoh grackave qe s’ja due sime bijë
përplasë bashkë me mue.
Jam grue
borxh ta kam vetëm me t’ kallxue
hapave të trishtimit që kam lanë
asnjë grue mos qoftë mallkue.
Oh,
mjer si ne.
Jam grue,
je grue!

ObserverKult