Nëna e di që s’do ta shohë më kurrë djalin e saj…

“Nëna e di që s’do ta shohë më kurrë djalin e saj…” poezi nga Konstandinos P. Kavafis

I egri det një marinar gëlltiti pa mëshirë.-
E mjera nënë, që nuk e di, falet me një dëshirë

tek Shënmëria një qiri ofron me përkushtim
të kthehet shpejt, me erë të mbarë im bir, i shtrenjti im –

dhe syri i saj në horizont vrapon tërë shqetësim.
Por ndërsa lutet e uron me shpresë e adhurim,

ikona me trishtim dëgjon, symbushur e në vaj,
sepse e di që s’do ta shohë më kurrë djalin e saj.

Shqipëroi: Arqile Garo

——————–

LEXO EDHE:

LEGJENDA E DHIMBSHME E LIQENIT TË OHRIT: JA ÇKA NDODHI ME DJALIN QË U ZHYT NË UJË…

Është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik, si dhe një nga më të hershmit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit të Ohrit, i përket Maqedonisë së Veriut dhe pjesa tjetër, Shqipërisë.

Ohri, Struga dhe Pogradeci, janë tre qytetet, që rrethojnë e liqenin legjendar në mbrojtje nga UNESCO.

Pogradeci ka histori të lashtë, të kaluar të lavdishme me dëshmi të shumta artistike, kjo sipas historianëve. Gërmimet arkeologjike në kodrën mbi qytet kanë zbuluar vendbanimin ilir të shekullit V para Krishtit, që u përket fiseve të lashta desarëve dhe mbase enkelejdëve…

Gjatë shekujve në vazhdim njerëzit e fshatit zbritën poshtë në rrëzë të kodrës dhe krijuan qytetin e Pogradecit, përgjatë bregut të liqenit të Ohrit. Kjo trevë ka qenë e banuar nga fiset ilire mbi 2,000 vjet para Krishtit.

Në fund të shekullit V u formua shteti i fuqishëm ilir, me vendbanime e kështjella rrotull liqenit të lashtë të Ohrit, si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos etj. Këto qendra kanë pasur ndikim të fuqishëm në luftrat ilire-maqedonase dhe ilire-romake…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU