“Mbretëresha e Rock and Roll-it” Tina Turner u nda nga jeta të mërkurën në moshën 83-vjeçare.
Këngëtarja e njohur vdiq në shtëpinë e saj në Zyrih të Zvicrës pas një “beteje” me një sëmundje të gjatë. Varrimi i saj do të bëhet në një rreth të ngushtë me miq dhe të afërm.
Ndërkohë, Daily Mail publikoi disa foto nga dalja e saj e fundit publike në vitin 2019. Siç shkruajnë ata, Tina dukej e dobët dhe kishte nevojë për ndihmë për të ecur.
Kjo dalje në fakt kishte ndodhur tre vjet pas diagnozës se ajo vuante nga kanceri i zorrëve dhe gjithashtu kishte pësuar një goditje në tru që e bëri atë të kishte nevojë për transplantim të veshkës nga burri i saj.
Ajo vetë në një intervistë për Guardian më 9 prill, ndër të tjera ka shprehur dëshirën e saj të fundit se si do të dëshironte që fansat e saj ta kujtonin.
Sipas asaj që raportoi për gazetën britanike, ajo shpresonte që njerëzit ta kujtonin si “Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it. Si një grua që u tregoi grave të tjera se është në rregull të përpiqesh për sukses sipas kushteve të tua.“/gazetashqip
ObserverKult
Lexo edhe:
VDES LEGJENDA E MUZIKËS, TINA TURNER
Këngëtarja Tina Turner, hitet klasike të së cilës, sikurse The Best dhe What’s Love Got to Do With It, e bënë atë një superyll, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Turner ka pasur një sërë problemesh shëndetësore viteve të fundit, përfshirë edhe kancer, një sulm dhe probleme me veshka.
Në një intervistë të dhënë më 2018, ajo ka thënë:
“Njerëzit mendojnë se jeta ime ka qenë e vështirë, mirëpo unë mendoj që kam pasur rrugëtim të mrekullueshëm.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult