“E du Prizrenin”, fushatë për promovimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se së fundmi është lansuar fushata “E du Prizrenin”, fushatë kjo që për qëllim ka promovimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.

“Qyteti ynë është i zhytur në histori, art dhe tradita që kanë formësuar atë që jemi sot. Bashkohuni me ne për ta promovuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe potencialin e tanishëm të zhvillimit të një qyteti që bashkëjeton me të kaluarën dhe të ardhmen! “E du Prizrenin” është slogani i kësaj fushate që si qëllim ka promovimin e qytetit tonë në sytë e vizitorëve”, ka shkruar Totaj.

Ky projekt mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP).

Më tej Totaj, përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje që këtë njoftim secili prizrenas ta ndaj me secilin turist që e takon duke i ftuar ta vizitojnë faqen www.eduprizrenin.com ku mund të bëhen pjesë e një fushate shpërblimi.

/ObserverKult

————————–

Kalaja e Rozafës

Lexo edhe:

FLET I PARI I PRIZRENIT: TELEFERIKU NË KALA PRITET TË PËRFUNDOJË BRENDA VITIT 2024

Shumë shpejt banorët dhe turistët e Prizrenit do të kenë një teleferik. Ky teleferik do të thjeshtojë vizitat në kalanë e qytetit.

I kontaktuar nga ATSH, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dha detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar. Kjo marrëveshje u nënshkrua ditë më parë mes komunës, ministrisë së Infrastrukturës dhe agjencisë zvicerane Swiss Contact.

Sipas kryekomunarit të Prizrenit, projekti do të ketë një kosto prej 5 milionë eurosh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult