E. E. Cummings: “Bukur moti ç’prej se zemra ime ka qenë me tënden”

Poezi nga E. E. Cummings

bukur moti ç’prej se zemra ime ka qenë me tënden

e mbyllur nga duart tona të bashkuara nëpër
errësirë ku dritat e reja fillojnë dhe
zmadhohen,
ç’prej se shpirti yt është futur në
buzët e mia si një i huaj
në rrugët dhe ngjyrat e një qyteti –

se ndoshta kam harruar
si, gjithmonë (nga
këto vrazhdёsi të pangeshme
të trupit) Dashuria
sajon veprimin e Saj më të shkallëzuar,

dhe e shkurton jetën për në përjetësi

-pas së cilës vetat tona të ndara bëhen muzeume
të mbushura me kujtimet e citosura me shkathtësi

Përktheu: Fadil Bajraj


Lexo edhe:

E. E. CUMMINGS: “MË PËLQEN TRUPI IM KUR ËSHTË ME TRUPIN TËND”

mё pёlqen trupi im kur ёshtё me trupin
tёnd. Ёshtё krejt gjё e re.
Muskuj mё tё mirё dhe mё shumё nerva.
mё pёlqen trupi yt. mё pёlqen atё qё e bёnё,
mё pёlqejnё vakitё e tij. Mё pёlqen tё ndiej kurrizin
e trupit tёnd dhe eshtrat e tij, dhe qёndrueshmёrinё
e dridhjes sё butё dhe tё cilёn
vazhdimisht orё e çast do ta

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

EDWARD E. CUMMINGS: EJA ME MUA, TË IKIM LARG…

Ti je e lodhur,
(mendoj)
nga ky mister i
vazhdueshëm i të jetuarit e
vepruarit.
Edhe unë.

Ndaj,
eja me mua
të ikim larg e më larg-
(veç unë dhe ti, kupton!)

U argëtove,
(mendoj)
dhe i bëre copë e çikë lodrat
e tua më të shtrenjta,
tani disi e lodhur je;
E lodhur nga gjërat që
thyhen, dhe-
Thjesht e lodhur.
Edhe unë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU