E humbi betejën me COVID-19, ndërron jetë këngëtari i njohur

Këngëtari i njohur amerikan, John Davis, nuk ka arritur dot të fitojë betejën me COVID-19. Bëhet me dije se anëtari grupit të famshëm “Milli Vanilli” ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.

Davis ka interpretuar “Girl You Know It’s True” të albumit të vitit 1989, ndërsa së bashku me Fabrice Morvan dhe Rob Pilatus, grupi shiti më shumë se 30 milionë kopje.

Vajza e Davis, foli për vdekjen e të atit, ku kërkoi dhe një ‘duartrokitje të fundit’ në nder të tij.

“Ai bëri shumë njerëz të lumtur me të qeshurën dhe buzëqeshjen e tij, shpirtin e tij të lumtur, dashurinë dhe veçanërisht përmes muzikës së tij”, shkroi ajo në një postim në Facebook, transmeton ‘opinion.al’.

Këngëtari amerikan kishte lindur në Karolinën e Jugut, teksa më vonë është transferuar  në Gjermani. Këngëtari u bë i njohur në të gjithë botën si pjesëtar i “Milli Vanilli”. Në vitet e mëvonshme, ai performoi së bashku me Morvan si pjesë e projektit të tyre “Face Meets Voice”.

LEXO EDHE: Vdiq balerina e njohur, ylli i ‘La Scala’