“E kam dashur…” nga Charles Bukowski, lexon Leka Sefla

Nga: Charles Bukowski:

“E ke dashur, apo jo?”, – psherëtiu ajo

“Si mund të të përgjigjem? Ajo ishte e çmendur”, – tha ai duke kaluar dorën në flokë, – “Edhe pse ishte e çmendur, çdo ditë ishte një femër ndryshe. Një herë plot guxim, një herë e stepur. Një herë e nxituar dhe herë tjetër e ndrojtur. E pasigurtë dhe e vendosur. E ëmbël dhe arrogante. Ajo ishte mijëra femra të bashkuara në një të vetme, por parfumi i saj ishte përherë i njëjti. Ai nuk mund të ngatërrohej.

Parfumi i saj ishte siguria ime e vetme. Më buzëqeshte duke ditur si të luante me mua përmes buzëqeshjes së saj. Kur ajo qeshte, unë nuk kuptoja më asgjë. Nuk dija më si të flisja, apo të mendoja. Asgjë, zero. Në atë moment ishte vetëm ajo. Ishte e çmendur, e gjitha e çmendur.

Disa herë qante. Thuhet se në ato çaste femrat duan vetëm një përqafim, ndërsa ajo jo. Ajo nevrikosej, nëse e përqafoje. Nuk e di ku ndodhet tashmë, por vë bast se është në kërkim të ëndrrave.

Ajo ishte e çmendur, totalisht e çmendur, por e kam dashur çmendurisht”. 


Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: KUR TË LARGOHET NGA KJO BOTË… DO JETË KAQ E VËSHTIRË…

Në gusht mbush 73 vjeç,
pothuaj koha për të gatitur valixhet
për një hedhje në zbrazëti,
por dy gjëra më përmbajnë:
ende nuk kam shkruar mjaftueshëm poezi
e, mandej, plakushi
që banon në shtëpinë krah simes.
gjallë e shëndoshë,
96 vjeç.
godet dritaren me bastun
dhe i dërgon puthje
gruas sime.
kupton gjithçka
shpina drejt,
hap i zhdërvjellët,
sheh televizor pa karar,
kurse ne
ende?
herë pas here shkoj e takoj,
shet mend,
por s’ flet hajvanllëqe,
priret t’ i përsërisë nga pak,
por ia vlen barra qiranë
ta ridëgjosh.
një ditë isha te ai…

POEZI E PLOTË E GJENI KËTU