Këngëtarja e ndjerë, Anita Take (1934-2017), është ngjitur në skenë para 50-vjetësh, por akoma vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë njohur atë. Ajo akoma ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot.
Kjo tregon se këngëtarja e madhe Anita Take me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.
E lindur në një familje, që nuk merrej me muzikë, por që ishin shumë dashamirës dhe pasionantë ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes së saj, atë që nuk ua kishte dhënë asnjë fëmijë dhe profesion tjetër.
Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të bardhë në jetë, sepse u njoh dhe lidhi jetën e përjetshme me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.
Këngëtarja është vlerësuar me titullin “Naim Frashëri i Artë” për vlerat dhe karrierën e saj në gati pesë dekada në muzikë, në një intervistë ka rrëfyer pengjet e jetës së saj. “Pengun, e kam shumë të madh. Jam fajtore pa faj, nuk kam materiale të jetës sime të regjistruar, pasi s’ka pasur televizor”, – pohoi zëri brilant i skenes shqiptare.
Prezantimin e saj të fundit e ka bërë tek spektakli, “Njëqind kënget e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata të njerëzve, që kishin mbushur plot e përplot sallën, e mallëngjyen pa masë.
Në vazhdim mund t’i dëgjoni 5 këngë të njohura të Anita Takes:
Lexo edhe:
DËGJOJENI/ KËNGË KUSHTUAR MJEKUT QË IA KISHTE SHPËTUAR JETËN, ANITA TAKES