E kujtojmë të madhen Vaçe Zela, dëgjoni 5 këngë të njohura të saj (VIDEO)

vaçe zela trëndelinë

Vaçe Zela, ikona e këngës shqiptare ka qenë për 12 herë fituese e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.

Bashkëpunoi me emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare: Grimci, Daija, Prodani, Krajka, Deda, Gaci, Kushta etj.

Këngë si “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tona ilegale” etj. kanë ngelur në fondin e artë të muzikës shqiptare.

Të parët që zbuluan talentin e Vaçes ishin mësuesit e shkollës 7-vjeçare në Lushnjë. Provoi të studionte në Liceun Artistik, por pa mundur. Ndoqi gjimnazin “Qemal Stafa”, por talenti i saj shpejt do të binte në sy.

U emërua fillimisht këngëtare në Estradën e Ushtrisë, më pas në atë të Shtetit dhe së fundmi në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore.

Iu dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1973 dhe “Artist i Popullit” në vitin 1977. Ka kënduar për herë të fundit në skenën e Festivalit të RTSH-së në vitin 1980 dhe u largua përfundimisht prej skenës në vitin 1992.

Vaçe Zela u nderua me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga ish-presidenti Alfred Moisiu.

Motivacioni ishte ky:

“Për vlerat e rralla si artiste e shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.

Për poetin Dritëro Agolli tingujt e këngëve të Vaçe Zelës kanë hyrë në thërrmijat e tokës sonë, por dhe në fëshfërimën e fletëve të pemëve, të kopshteve, kanë hyrë në gurgullimat e përrenjve dhe valët e lumenjve”

“Ajo edhe në diktaturë ka qenë ylli i këngës sonë. Në atë kohë ajo u rrit si këngëtare, u bë këngëtare e vërtetë, këngëtare me kitarë. Pak kemi ne vajza edhe me kitare, edhe me këngë. Ajo ishte shumë kërkuese në çdo këngë që i bënin kompozitorët dhe në çdo varg që i shkruanin poetët”, thoshte Agolli për Vaçe Zelën.

Inva Mula nga ana tjetër ka theksuar se ishte me fat që e njohu këtë artiste të madhe kur ishte fare e vogël.

“Ishte modeli im, ëndrra ime… Të falënderoj dhe do të jem mirënjohëse, Diva jonë absolute”

Tenori shqiptar Saimir Pirgu e ka cilësuar   këngëtaren Vaçe Zela “pjesë të  pa zevëndësueshme të identitetit tonë kombëtar”.

“Zëri i saj do të kumbojë dhe rrezatojë në çdo zemër shqiptari në jetë të jetëve, sepse është pjesë e pazëvendësueshme e identitetit tonë kombëtar”.

Në vazhdim ObserverKult ju sjell disa prej këngëve të kënduara nga Vaçe Zela, aq të pëlqyera nga publiku:

Moj e bukura Arbëri”

“Lemza”

“Valsi i lumturisë”

“Rrjedh në këngë e ligjërime”

Djaloshi dhe shiu

Përgatiti U.V/ ObserverKult

Kliko edhe:

VAÇE ZELA: PO KU KA SI TI O SHQIPËRIA IME (TEKSTI DHE KËNGA)

Këngë nga VAÇE ZELA: FËMIJA I PARË (TEKSTI DHE KËNGA)

Nga VAÇE ZELA: ME LULE T’BUKURA DUA ME T’DHURUE VASHË NJË KUNORË… 

ObserverKult