“E papritur”: Angelina Jolie befason me fjalët për Hollivudin

Aktorja shumë e dashur për publikun, Angelina Jolie së fundmi në një deklaratë të sajën tha se sikur të fillonte sot rrugëtimin që e ka nisur shumë vite më parë nuk do të ishte aktore.

Këto deklarata Jolie i ka dhënë në një intervistë për revistën “Street Journal”.

Artikulli ku ka folur ajo për aktrimin dhe jetën e saj mban titullin “Angelina Jolie po e merr vetën pas ndarjes së Brad Pitt dhe po bënë plane për të ardhmen e saj”.

Ajo foli pak edhe për qytetin që i ndihmoi asaj të bëhej aktore e njohur.

“Jam rritur në një vend të cekët e të qetë”, tha ajo duke iu referuar Hollivudit. “Nga krejt vendet e botës, Hollivudi nuk është vend i shëndetshëm. Kështu që ju kërkoni autencitetin”, tha ajo.

Vajza e aktorit Jon Voight, Jolie i ka thënë publikut “Për shkak se u rrita përreth Hollivudit, s’kam qenë asnjëherë e impresionuar me të. Unë asnjëherë nuk e konsiderova atë si vend të rëndësishëm.

Por, e pyetur se nëse sot do të niste rrugëtimin e aktores të cilin rrugëtim e nisi shumë më herët, si do të vepronte, kjo ishte përgjigjja e saj:

“S’do të isha aktore sot. Ndoshta do të luaja në teatër, por jo në industrinë e Hollivudit.

Më tej, aktorja Jolie foli edhe për ‘shërimin’ që është dashur të merr ajo dhe familja e saj në periudhën e ndarjes me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt, me të cilin ka 6 fëmijë.

Duhet theksuar se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Pitt njiheshin nga publiku si ‘çifti i artë’.

“Që kur isha e re, njerëzit dëshironin të dinin, ose thënë më mirë ishin më të interesuar për pjesën e jetës time që ishte e ndjeshme, e egër. Me këtë kënaqëshin njerëzit. Unë nuk jam ajo që ju dëshironi të dëgjoni duke folur për dhimbjet apo pikëllimin tim. Ju e dini kjo nuk është argëtuese”, tha Jolie.

Jolie, planifikon ndoshta që në një të ardhme të afërt të largohet nga Los Angjelos dhe të vendoset në shtëpinë e saj në Kamboxhia.

“Kjo është pjesa që do të ndodhë pas divorcit tim. E kam humbur aftësinë të jetoj dhe të udhëtoj e qetë. Do të shpërngulem kur të mundem”, theksoi Jolie. /cnn.com

ObserverKult


unë nuk ika prej teje poezi xhabir tabakui

Lexo edhe:

SHKËLZEN ZALLI: KUSH THA SE U DEHËM?

Kush tha se u dehëm? Ne, vetëm pimë
në kafkën e mbrëmjes veten dhe rakinë.
Se kjo botë e qelbur s’shembet me avion,
por nga lëng i ndezur që fle në bidon.

Kush tha se u dehëm? Ne vetëm kënduam
me harpën e mbrëmjes përjetësinë tonë.
Se kjo botë e qelbur s`do të çel prapë
Po si pati sythet dehur, bërë tapë.

Hajde, “bromp”, se jeta soset në mëngjes…
A s’jemi të vdekur tani gjer në brez?!
O, burra, të pimë, se kjo botë e shqepur,
s’vjen që t’na gëzojë, vjen për të na rrjepur

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult